Kryendeshja e javës së tretë të kampionatit të kategorisë së parë, ajo në mes Vllaznisë dhe Dinamos, do të luhet ditën e premte në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Afrimi me 24 orë i zhvillimit të këtij takimi është bërë për arsye se po në këtë stadium do të ketë edhe një tjetër ndeshje që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Bëhet fjalë për takimin e Superligës Kukësi- Kamza. Për këtë arsye, drejtuesit e stadiumit në bashkëpunim me Sektorin e Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kanë bërë një spostim prej dy ditësh të zhvillimit të këtyre takimeve.

Në pamje të parë luajtja e takimit të premten nuk është një lajm shumë i mirë për kuqeblutë sepse kanë luajtur të dielën, sërish një ditë pas Dinamos dhe përpos kësaj, kjo periudha e fundit ka qenë e shoqëruar me një kalendar të ngjeshur duke përfshirë këtu përveç ndeshjeve të kampionatit ashtu edhe atë të kupës.

Një alternativë tjetër ka qenë luajtja e takimit në fushën sportive “Reshit Rusi” por drejtuesit e Vllaznisë kanë ngulur këmbë për ta luajtur në “Loro Boriçi” dhe prandaj alternativa e vetme ka qenë për të premten pasdite.
www.shkodrasport.com