Vllaznia vijon punen per ndertimin e skuadres se sezonit te ri dhe ndryshe nga vitet e tjera po i kushton nje rendesi shume te madhe elementit te ri te ardhur nga Akademia.
Si rrjedhoje diten e sotme ka hedhur firme ne kontraten e pare si profesionist nje tjeter 18 vjeçar. Behet fjale per mesfushorin Hazret Shimaj, i cili eshte prezantuar nga klubi shkodran pak minuta me pare.
Shimaj ka qene nje nga elementet qe ka spikatur tek ekipi U19 i Akademise Vllaznia dhe si rrjedhoje pas Ersi Zaganjorit, Kevin Dodajt, Klajti Halilit dhe Aron Jukajt, behet futbollisti i peste qe firmos me ekipin e pare.
Kjo eshte padyshim nje vleresim i madh per keta djem te rinj te cilet do te kene mundesine t’i tregojne stafit teknik me ne krye trajnerin Brdariç se mund te jene pjese e rendesishme e ekipit te pare te Vllaznise./www.shkodrasport.com/