Trajneri Ardi Behari, analizoi barazimin në sfidën mes Vllaznisë dhe Partizanit në kampionat. Në emisionin “Skaner”, ai deklaroi se rezultati i fushës ishte i drejtë dhe shtoi se ishte një ndeshje e bukur.

“Ishte një ndeshje e fortë, mes dy rivalëve. Në ndeshje të forta, nuk shikon raste. Prandaj ndeshja ishte e bukur, sepse janë dy skuadra rivale. Në një ndeshje me dy skuadra të vendosura mirë në fushë, detajet e bëjnë diferencën.

Partizani merr meritë, sepse është në mes të Shkodrës, ka avantazhin e fitores më parë dhe mund të ndërtonte ndeshjen duke e pritur Vllazninë. Megjithatë zgjodhën të luajnë si në ADN, duke kërkuar fitoren. Rezultati i fushës është i drejtë. Futboll pamë, dyluftime pamë dhe gjithçka tjetër.

Skuka është zgjedhje e parë, nuk e vendos njeri në dyshim. Është vlerë e shtuar për Partizanin dhe kampionatin shqiptar. Sulmuesit e tjerë u morën për të zëvendësuar Skukën”- eshte shprehur Behari.