Pas atyre ndaj Shkendise dhe Akademise se Futbollit ne fundin e vitit te kaluar, Vllaznia U17 e nisi edhe kete vit me nje tjeter fitore, e treta rradhazi, çka ka bere qe situata ne ekip te ndryshoje teresisht. Diten e djeshme ajo ka fituar ne “Reshit Rusi” me rezultatin 1-0 ndaj Laçit me golin e shenuar nga sulmuesi Aldo Medha.

Duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas kesaj ndeshje, trajneri Ersi Çaku eshte shprehur i kenaqur jo vetem per fitoren por edhe per lojen gjithnje ne rritje te ekipit te tij. Ai po ashtu ka vleresuar faktin se me ardhjen e 6 lojtareve ditet e fundit, situata ne skuader ka ndryshuar teresisht.

“Kjo ishte fitorja jone e trete rradhazi. Te them te drejten pergjithesisht kam mbetur i kenaqur nga ndeshja me Laçin, me ate çfare dha skuadra ne fushen e lojes. Dua te permend faktin se gjate muajit janar situata tek ekipi yne ka qene disi me ndryshe sepse jane afruar edhe gjashte lojtare te rinj.

Ardhja e tyre ka bere qe te shtohet rivaliteti dhe kjo sjell edhe rritje cilesie. Per ndeshjen ndaj Laçit jam i kenaqur kryesisht me lojen ne aspektin sulmues sepse skuadra prodhoi shume raste shenimi, pavaresisht se ndoshta para porte kishim pak probleme”- eshte shprehur ai.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznia U17 Ersi Çaku mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: