Kishte pak shpresë për ndryshimin e gjërave por në fakt nuk do të ndodhë kështu. Edhe këtë rradhë Vllaznia nuk do ta luajë ndeshjen e saj në stadiumin “Loro Boriçi”.

Takimi me Shënkollin kësisoj do të luhet ditën e dielë në fushën sportive “Reshit Rusi”. Ky është lajmi zyrtar i publikuar nga vetë klubi shkodran pak minuta më parë në faqen e tij.

Në këtë mënyrë, stadiumi “Loro Boriçi” është sërish “mollë e ndalueme” për Vllazninë e cila do të jetë e detyruar të luajë sërish në një fushë jo shumë të përshtatshme për të siç është ajo “Reshit Rusi” ku kuqeblutë nuk mund të shprehen si duhet.

Gjithsesi, ekipi shkodran do të jetë i detyruar të fitojë ndaj Shënkollit për të ruajtur më së paku diferencën prej katër pikësh me Erzenin e vendit të dytë, por duke shpresuar edhe në ndonjë ndalesë të rij nga Veleçiku ditën e nesërme.
© shkodrasport.com