Armando Vajushi ka firmsour sot në Rumani te skuadra e Petrolul Ploiesti kontratën e tij që do ta lidhë për 2.5 vite me skuadrën rumune, sipas asaj që ka mësuar “Telesport”.

Shkodrani është dukur mjaft i lumtur dhe në sajë të këtij transferimi i arritur nga menaxheri i njohur Sokol Haxhia dhe bashkëpunëtori i tij Redian Arapi (agjencia Freesport Managment).

“Jam i lumtur, mezi pres të zbres në fushë. Më mungon futbolli, pasioni im. Do të jap gjithccka dhe shpresoj që dëmtimet të mos më persekutojnë më”, tha shkodrani për “Telesport”.

Aventura e fundit e Vajushit ishte në Shqipëri te Teuta, teksa më pas ka mbetur pa skuadër dhe tashmë sistemohet në Rumani te skuadra e Petrolul. Shkodrani është ende 28 vjecc dhe në kulmin e karrierës për të dhënë atë që pritet prej talentit të tij.