Liridon Latifi u zyrtarizua sot te skuadra e Vllaznisë si lojtari më i ri i shkodranëve. Ish-lojtari i Skënderbeut që shkëlqeu në kohën e artë të korçarëve, rikthehet të kontribuojë edhe një herë në kampionatin shqiptar.
Ai do të jetë për dy edicione pjesë e kuqebluve. Trajneri Thomas Brdariç, me plot gojën, ka arritur të gjejë një nga lojtarët që do të bëjnë diferencën në Kategorinë Superiore.
Fillimisht u përfol për të nënshkruar me Tiranën, por në fund ishte Vllaznia që kaloi e para finishin për shërbimet e tij.
Detaje të tjera ende nuk dihen, por me siguri ka shumë prapaskena rreth transferimit të Latifit në Shkodër. Me rikthimin e tij ka fituar edhe elita e futbollit shqiptar pasi rritet padyshim cilësia./newsport/