Situata e rënduar nga Coronavirusi në Itali, ka bërë që shumë mjekë apo specialistë të fushës së mjekësisë të ndihen të detyruar të reagojnë edhe për pagat mujore.

Kështu, në një postim në rrjetet sociale, fizioterapistja Valery Cambiaghi ka kërkuar më shumë vëmendje te mjekët dhe kërkuesit shkencorë, pasi sipas saj këto janë momente që tregojnë se cila fushë duhet vlerësuar më shumë nga Qeveritë.

Postimi ironik i mjekes ka sjellë reagim në rrjetet sociale, teksa Valery shkruan: “I jepni 1 milion euro në muaj futbollistëve dhe 1300 euro mjekëve dhe kërkuesve. Tani le t’iu kurojë Ronaldo”.

Në një situatë kur Coronavirusi tanimë është shpallur pandemi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mjekët dhe kërkuesit kërkojnë që puna e tyre të vlerësohet edhe nga ana monetare, si dhe të shtohen fondet kërkuese për viruse të panjohura si Covid-19./newsport/