Jurgen Klopp nuk është ndjerë mirë pas eliminimit nga Champions League. Liverpool e dorëzoi kurorën shumë shpejt, pasi Atletico Madrid i mposhti me rezultatin 2-3. “The Reds” triumfuan 1-0 në kohën e rregullt dhe ndeshja shkoi në shtesë.

Skuadra e Klopp madje realizoi edh golin e dytë, por më pas Atletico Madrid përmbysi gjithçka me Llorente (2 gola) dhe Morata. Gjermanin e habit shumë mënyra e lojës që bëjnë spanjollët e drejtuar nga Diego Simeone dhe e thotë hapur diçka të tillë.

“Nuk e kuptoj pse Atletico këtë lloj futbolli me kualitetin që kanë. Ata mund të luajnë futbollin e duhur. E kuptoj që jam një humbës i keq, veçanërisht kur djemtë përpiqen kundër lojtarëve të klasit botëror që mbrojnë me dy rreshta me nga katër lojtarë.

Ata as kundërsulme nuk kishin. Gjithsesi jam shumë krenar për djemtë”, tha gjermani pas ndeshjes. /abcnews.a