Skënderbeu ka një muaj që nuk fiton. Një barazim me Tiranën (1-1) dhe tri humbje radhazi me Teutën (0-1), Kukësin (1-0) dhe Luftëtarin (2-3) e kanë larguar ndjeshëm nga kreu ekipin e Orges Shehit. Kur janë luajtur 17 javë nga Kategoria Superiore, renditet në vendin e 4-t, me 6 pikë më pak se Partizanit.

Vlen të përmendet që e fundit herë që pësonin tri disfata radhazi përkon me fundin e sezonit të kaluar. Vjet kishin siguruar titullin kampion dhe në tri javët e fundit të muajit maj mposhteshin 1-3 nga Teuta, 3-1 nga Luftëtari dhe 1-5 nga Vllaznia.

Sakaq, 4 javë pa fitore kanë pasur edhe në marsprillin e 2017-ës, teksa barazonin me Teutën (1-1), Tiranën (2-2), Kukësin (1-1) dhe më pas thyheshin nga Partizani (1-0).