ezoni 2021/2022 në “Abissnet Superiore” ka përfunduar dhe tashmë ka ardhur momenti i vlerësimit për atë çfarë është dhënë përgjatë kampionatit. Në emisionin “Skaner” në “MCN TV”, anëtarët e panelit kanë përzgjedhur 11-shen më të mirë të sezonit që uli siparin pak ditë më parë.

I pranishëm në studio ka qenë edhe Ernest Gjoka, i cili ka zbuluar formacionin e vitit sipas tij. Ajo që bie menjëherë në sy është mungesa e Guindos në majën e sulmit.

Në 11 më të mirët e trajnerit shqiptar nuk ka vend për “këpucën e artë” të këtij sezoni të “Abissnet Superiores teksa ka zgjedhur si me te miret per kete repart dyshen e Tiranes XHixha- Seferi si dhe Skuken e Partizanit.

Nderkohe ne formacionin me te mire te kampionatit sipas Gjokes, ka vend edhe per nje futbollist te Vllaznise, pikerisht per mbrojtesin e djathte Erdenis Gurishta. Ai eshte i vetmi kuqeblu i zgjedhur prej tij ne mes me te mireve.