Manchester United beson se e kanë siguruar firmën e Jadon Sancho për sezonin e ardhshëm pas muajsh bisedimesh sekrete, shkruan The Sun. Anglezi do të rikthehet në Premier League këtë sezon pas tre vjetësh në Borussia Dortmund, me United dhe Chelsea të luftojnë për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, United është i bindur që tashmë e kanë fituar garën pas një kohe të gjatë tentativash për 20-vjeçarin, që kanë nisur muaj më parë. Pala e Ole Gunnar Solskjaer thuhet se është në bisedime të avancuara me palën e Sancho dhe se janë dakordësuar për kushtet e kontratës dhe pagën.

Gjithçka mbetet është që United të dakordësohet për tarifën me ekipin e Dortmund, por kjo nuk pritet të shkaktojë komplikime. Mendohet se Dortmund do të arrijë një rekord të ri me shitjen e Sancho, duke eklipsuar 89 milion £, që Djajtë e Kuq paguan për të nënshkruar me Paul Pogba në 2016.

Numëri 7 i Dortmundit ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon duke shënuar 14 gola në vetëm 23 ndeshje (14 gola, 15 asistime)./newsport/