Kategoria e Parë e futbollit do zhvillojë sot shtatë ndeshjet e javës së 18-të. Në 13:30, në fushë do zbresin 14 skuadra për të diskutuar pikët mes tyre. Për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike, ndeshja mes Korabit dhe Besës luhet nesër.

Bylis kryesues luan me Turbinën në Cërrik, një ndeshje në letër e lehtë për ballshiotët. Apolonia pret Maliqin, Lushnja luan me Tomorin dhe Erzeni me Shkumbinin.

Kategoria e Parë, java 18-të.

E shtunë, 5 shkurt 13:30

Erzeni – Shkumbini

Apolonia – Maliqi

Vora – Tërbuni

Lushnja – Tomori

Burreli – Butrinti

Pogradeci – Besëlidhja

Turbina – Bylis

E diel, 6 shkurt 13:30

Korabi – Besa