Golashenuesi me i mire ne gjithe historine e Vllaznise por edhe te kampionatit shqiptar- Vioresin Sinani, rikthehet serish te punoje ne klubin shkodran pas disa kohesh shkeputje.

Nga dita e hene ai do te marre persiper drejtimin e ekipit U19 te Akademise Vllaznia. Lajmi eshte konfirmuar nga vete kjo e fundit por edhe nga klubi kuqeblu.

Ne krah te tij, ne postin e zevendestrajnerit do te jete Nefail Zhejani, nje nga trajneret e njohur te Akademise Vllaznia prej disa vitesh.

Ata do te fillojne pune qe nga e hena e ardhshme me ekipin. Per momentin, Akademia Vllaznia ka konfirmuar vetem trajneret e ekipit U19, ndersa ne ditet ne vijim do te konfirmohen edhe trajneret e ekipeve te tjera.

Vioresin Sinani padyshim qe eshte nje vlere e shtuar tashme per Akademine Vllaznia. Ai vjen ne kete detyre pas fakti qe dhjete vjet me pare ka qene zevendestrajner i ekipit te pare te Vllaznise, me pas zevendestrajner dhe trajner i pare i kombetares se femrave.

Nderkohe prej me teper se nje viti ai ka jetuar ne Itali si rrjedhoje e disa problemeve familjare, nderkohe qe tashme eshte kthyer ne Shkoder dhe drejtuesit e Akademise e kane bindur per te marre drejtimin e ekipit U19./SHKODRA-SPORT.COM/