HomeSHKODRANET NEPER BOTE17 vjeçari me origjinë nga Shkodra Marash Kumbulla firmos për Veronën

17 vjeçari me origjinë nga Shkodra Marash Kumbulla firmos për Veronën

Është vetëm 17 vjeç, por ka firmosur kontratën e parë në jetën e tij si profesionist dhe do të jetë pjesë e një prej skuadrave të Serie A. Pas Hysajt, Berishës dhe Strakoshës, në sezonin e ardhshëm pjesë e elitës së futbollit italian do të jetë edhe talenti 17 vjeçar Marash Kumbulla. Ky i fundit ndonëse ka lindur në Itali, është me origjinë nga Shkodra.

Në këtë mënyrë, shtohen kështu radhët e futbollistëve shqiptarë në elitën e futbollit italian, pa harruar se mund të jetë edhe Memushaj, Ajeti e ndonjë tjetër. Kumbulla, mbrojtësi i qendrës, ka kaluar nga ekipet e moshave të Veronës në ekipin e parë, ku ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2020. Kjo ishte kontrata e parë si profesionist për talentin shqiptar. Sezonin e shkuar ai është aktivizuar me skuadrën e të rinjve, ku në 21 ndeshje, ka arritur të realizojë 2 gola, jo keq për një mbrojtës qendre. Përveç qendërmbrojtësit, Kumbulla mund të aktivizohet edhe në rolin e shkatërruesit në mesfushë. Ai është pjesë edhe Kombëtares U-17 të drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç, duke u bërë kështu një kontingjent i rëndësishëm për të ardhmen e ekipit kombëtar. Tani duhet të presim debutimin e tij, duke iu uruar vetëm suksese!

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments