Do te nise sot ne Shkoder turneu me i rendesishem dhe i madh i tenisit ne vendin tone, ai qe emertohet “Shkodra Open 2023” ne te cilin do të garojnë rreth 200 tenistë nga 33 shtete të botës.

Ai organizohet në ambientet e “Adriatic Tennis Park”. Garat do të fillojnë sot më datë 19 gusht, me ndeshjet kualifikuese për shortin kryesor dhe do të zhvillohen nga ora 15:00-19:00.

Ndërsa të hënën më 21 gusht, do të fillojnë ndeshjet e shortit kryesor, që do të zhvillohen për tre ditë me radhë nga ora 9:00-19:00, për të vijuar më pas deri në datën 27. 08. 2023 me finalet në dy kategoritë vajza dhe djem.

Ky turne ndërkombëtar i nivelit botëror për rinj në sportin e tenisit eshte promovuar edhe nga Bashkia Shkoder e cila e konsideron nje element shume te rendesishem edhe per promovimin e ketij qyteti, por edhe per turizmin e tij.

Sporti i tenisit po njeh nje perhapje gjithnje e me te madhe ne vendin tone dhe veçanerisht ne Shkoder, ku ka ndihmuar shume edhe ndertimi i kompleksit “Adriatic Tennis Park”, qe po ndihmon per organizimin e aktiviteteve te shumta kombetare dhe nderkombetare./SHKODRA-SPORT.COM/