Portieri i Dinamos Edmir Sali ka qene i ftuar në Ora Sport ku u shpreh se për në Evropë duhet të presim 1-3 vite për skuadrat tona sepse brezat e vjetër po ndërrohen nga të rinjtë.
Pavaresisht luhatjeve qe ka patur ekipi i tij deri tani, numri 1 i kesaj skuadre eshte e i bindur se e ardhmja do te flase per Dinamon sepse ekipi ka ne perberje lojtar ne moshe te re.
“Për në Evropë duhet të presësh 1-3 vite sepse brezat e vjetër po ndërrohen nga të rinjtë. Brezat e rinj po luajnë më tepër. Ka një mesatare 23 vjeç.
Dinamo, Egnatia, Tirana priten që brenda 3 viteve të shkojnë në grupet e Evropës. Duhet të presim 1 deri në 3 vite sepse do të piqen lojtarët”- eshte shprehur portieri Sali.