Laçi mposhti me përmbysje në Korçë Skënderbeun, me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Superiores.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 në favor të korçarëve të Liçit, që shënuan me Pusin, ndërkohë që kurbinasit arritën të përmbysnin falë golave të Gundos që shënoi me penallti dhe kapitenit Turkaj, që vulosi triumfin.

Vlen të theksohet se në këtë duel, si Skënderbeu dhe Laçi, nuk kishin asnjë objektiv për sa i përket pikëve, pasi korçarët janë të rënë nga kategoria ndërkohë që Laçi ka siguruar vendin e dytë.

FT: SKËNDERBEU-LAÇI 1-2

Pusi 42′ / Guindo 81 ‘ (p), Turkaj 88’