Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman do të ndryshojë organikën e skuadrës katalanasve.

Sipas medieve spanjolle, tekniku holandez ditën e sotme ka bërë disa telefonata duke i konfirmuar largimin nga “Camp Nou” 4 futbollistëve.

Bëhet fjalë për Suarezin, Rakiticn, Umtitin dhe Arturo Vidal të cilët sezonin e ardhshëm do të ndryshojnë skuadër.