Zhgënjimi i humbjes së trofeut prestigjioz të Ligës së Kampioneve duket se e ka shpërqendruar yllin e PSG-së, Neymar.
Futbollisti brazilian u shpreh publikisht në rrjetet sociale duke uruar rivalin Bayern Munich për suksesin e arritur. Por, 28-vjeçar ka neglizhuar një shkronjë të emrit të fituesve të “tripletës” së sezonit 2019-2020.
Neymar i drejtohet gabimisht si Bayer (Levekusenit) në Tëitter, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga “aspirinat”. Ata reaguan në faqen zyrtare të klubit në Tëitter duke iu përgjigjur me një “emoji” (fytyrën e habitur), ndërsa i kanë kthyer dhe një përgjigje ironike brazilianit.
“Të humbasësh është pjesë e sportit. Ne bëmë gjithçka për ta fituar Ligën e Kampioneve, luftuam deri në fund. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngrohtësinë. Komplimente Bayer!”, shkruan braziliani.
“Nuk jam i sigurt se përse na uron sikur jam në pushime dhe po luaj ‘Play-Station’…por faleminderit!”, shkroi faqja e Leverkusenit.