Vllaznia dhe Kukësi do përplasen të dielën e 28 gushtit, sfidë që vlen për javën e dytë të Superiores. “Loro Boriçi” është stadiumi që pret derbin e veriut, prej orës 19:30. Vllaznia pavarësisht humbjes me Erzenin në javën e parë, duket të jetë e motivuar para Kukësit.

Stadiumi i Shkodrës ka qenë fortesë për kuqeblutë. 9 herë kampionët e vendit nuk njohin humbje prej 5 viteve, në sfidën e parë të shtëpisë për kampionatin. Ishte Teuta që në 17 shtatorin e vitit 2017, e mundi Vllazninë 0-1 me golin e Çyrbjas. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e dytë, në sezonin famkeq ku ranë nga kategoria.

Kujtojmë se sezonin pasardhës në Kategorinë e Parë, Vllaznia nuk pësoi asnjë humbje. Më pas u kthyen në “Loro Boriçi”, duke fituar 1 me 0 përballë Laçit. Në sezonin 2020/21, ku shkuan dhe mjaft afër titullit, mposhtën 2 me 0 Apoloninë. Sezoni i kaluar i pa të barazonin 1 me 1 përballë Teutës.

Tashme mbetet te shohim se çfare do te prodhoje sfida e se dieles ndaj Kukesit. Kuptohet qe objektivi do te jete serish vetem fitorja, megjithate e rendesishme mbi te gjitha eshte te ruaje bilancin e pathyeshmerise ne fushen e saj.