Nuk ka shenuar sot, por per Megi Doçin kjo dite do te jete e veçante. Perpara fillimit te ndeshjes, klubi Vllaznia i ka zhvilluar nje ceremoni te thjeshte por shume kuptimplote, pikerisht per shkak te shenimit te 700 golave ne kampionat.

Nje shifer jashtezakonisht e larte e kesaj futbollistje e cila me te vertete qe eshte kthyer ne simbolin e futbollit te femrave ne Shqiperi.

Shifren e 700 golave Doçi e ka arritur para dy javesh dhe sot eshte shfrytezuar fakti i zhvillimit te ndeshjes me Apolonine ne Shkoder per ta nderuar ate.

Perpara fillimit te kesaj ndeshje asaj i eshte dorezuar edhe fanella me numrin 700 dhe kjo gje eshte shoqeruar permes shume duartrokitjeshe te shoqeve te ekipit por edhe pjestareve te stafit teknik.

Vete Doçi ne nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” u shpreh e lumtur per kete arritje, por premtoi se keto rekorde nuk do te ndalen ketu sepse ajo ka nder mend te vazhdoje te shenoje./SHKODRA-SPORT.COM/