Të shtunën, pas fitores me Fiorentinës, Juventusi është shpallur kampione në Itali për të tetën herë radhazi.

Juventus festaKy sukses ka sfumuar disi skualifikimin nga Ajaksi në Ligën e Kampionëve dhe ka rikthyer buzëqeshjet në kampin juventin.

Ndërkohë për këto tetë kampionate. “La Gazzeta Dello Sport”, i ka kushtuar një video kampionëve, duke zgjedhur 11-shen më të mirë në këto sezone fitimtare. 3-4-3 është moduli i zgjedhur nga prestigjiozja italiane.

Lojtarët më të mirë janë: Bufon, Barzali, Bonuçci, Kielini, Vidal, Pirlo, Markizio, Pogba, Del Piero, Ronaldo, Tevez.