Sulmuesi dhe kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, shënoi në takimin kundër Leicester, që u mbyll në barazim 1-1.

Ky gol, ishte i 20-ti në Premier League për bomberin nga Gaboni, si dhe i 23-ti në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Nuk është hera e parë që Aubameyang arrin në kuotën e 20 golave në një sezon, pasi në 8 vitet e fundit, ia ka dalë 7 herë që të shënojë një kuotë të tillë ose më shumë, duke treguar një uri të jashtëzakonshme për të tundur rrjetën.

Vetëm në sezonin 2013/14, Aubameyang nuk ia ka dalë të kalojë kuotën e 20 golave, duke u ndalur me 16. E kuptueshme, pasi atë sezon luante si sulmues i dytë pas Lewandowskit te Borussia Dortmund./abcnews/