“Ndiejmë disi keqardhje sepse luajtëm mirë, krijuam shumë. Këto ndeshje duhen fituar, edhe pse Roma ka një skuadër të mirë”. Në përfundim të 90 minutave, për mikrofonat e mediave italiane është ndalur edhe Milan Shkriniar, i cili, në të kundërt të shokut të skuadrës Diego Godin, shprehet i hidhëruar për mungesën e tri pikëve.

“Nuk isha i nervozuar në fund të ndeshjes, jam vetëm i hidhëruar sepse nuk fituam, por nuk ka gjë. Roma e qarkulloi mirë topin në pjesën e parë, ne qëndruam disi të tërhequr, më pas në të dytën ushtruam presing me vazhdimësi dhe shpenzuam më pak energji. Mund të them se nga rastet e krijuara janë dy pikë të humbura. Megjithëse duhet të mendojmë edhe që përpara kishim Romën, që krijon shumë”.

Skuadra pati edhe një rënie fizike dhe sllovaku e pranon: “Janë ndeshje gjithmonë të ndërlikuara, u përpoqëm deri në momentin e fundit për ta fituar. Më vjen keq që nuk ia arritëm”. Megjithatë, zikaltrit regjistrojnë një tjetër ndeshje me portën e paprekur:

“Një aspekt pozitiv është që nuk pësuam, tani duhet të vazhdojmë të punojmë për të fituar”. Duke nisur që nga përballja e radhës, në Champions, kundër Barçës: “Tani duhet të çlodhemi, të mbledhim forcat dhe, pse jo, ndonjë lojtar të dëmtuar dhe që nesër (sot) do të përgatitemi për ta fituar këtë ndeshje të madhe. Nuk duhet të dorëzohemi, duhet të japim gjithmonë 100%”./panorama-sport/