Vllaznia ka mbyllur pergatitjet pasditen e sotme dhe menjehere pas saj eshte grumbulluar per pragndeshjen me Skenderbeun. Çdo gje duket gati dhe stafi teknik ka bere edhe planet se si do te luaje skuadra neser ne kete perballje shume te rendesishme.
Ne porte do te jete me shume siguri serish maqedonasi Efremov. Paraqitja e tij ne ndeshjen e kaluar ndaj Luftetarit ka qene pergjithesisht e mire dhe per rrjedhoje do t’i besohet serish vendi ne mes katerkendeshit te portes kuqeblu.
Ne mbrojtje, nderkohe do te jete Gligorov nga e djathta, Shehi dhe Malota ne qender ndersa ne te majte do te luaje perseri Marku. Tek mesfusha ka disa dilema por me shume mundesi treshja e qendres do te jete e perbere nga Gurishta, Krymi dhe Ramadani.
Nderkohe ne sulm pritet te luaje kete here Lika ne te djathte, Shtubina ne te majte dhe ne maje te ketij reparti do te jete braziliani Junior.
Mesa duket trajneri Jonuz ka nder mend te lere ne stol Hygor nderkohe qe sulmuesi moldav Sidorenco ka patur nje shqetesim te vogel dhe per kete arsye do ta nise takimin nga stoli kete here.
Megjithate deri perpara fillimit te ndeshjes nuk perjashtohet mundesia qe te kete serish levizje ne formacion. Trajneri i Vllaznise e ka treguar kete gje edhe ne ndeshjet e kaluar dhe nuk perjashtohet mundesia ta beje serish edhe neser.
www.shkodrasport.com