Skuadra shkodrane e futbollit është vlerësuar si më e mira ndër gjitha të tjerat e kampionatit shqiptar të futbollit për vitin 2011. Ky është vlerësimi që ka dhënë IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit ditën e djeshme. Koha për të cilën janë llogaritur rezultatet e arritura nga të gjitha skuadrat për periudhën 1 janar- 31 dhjetor 2011. Vllaznia është skuadra e vetme shqiptare që është në ranglistën e 400 ekipeve më të mira të botës dhe natyrisht ky është një vlerësim i rëndësishëm për skuadrën e Vllaznisë.

Ajo në fakt, prej vitesh spikat në këto renditje si ndër më të mirat e futbollit shqiptar. Vllaznia gjendet në vendin e 320-të nga 400 skuadrat e kualifikuara dhe ajo çka është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se me pikë të barabarta me të është edhe skuadra e njohur spanjolle Real Saragoza, atë braziliane Mineiro Belo Horizonte, atë të Norvegjisë Tromso dhe një skuadër të Zimbabves- Dynamos FC Harare.

www.shkodrasport.com