HomeKRYESOREStrakosha është perfekt ndaj Bolonjës, shikoni vlerësimin për portierin nga mediat italiane

Strakosha është perfekt ndaj Bolonjës, shikoni vlerësimin për portierin nga mediat italiane

Lacio vazhdon me paraqitjet pozitive, teksa ditën e djeshme në mesditë mposhti me rezultatin 2-0 Bolonjën në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A.

Të besuarit e Inzagit tani duken si pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion, pasi ndodhen të vetëm në krye dhe kalendari i favorizon ndjeshëm pasi në rrugën e tyre janë vetëm ndeshjet e Serisë A.strakosha lacio

Duke u rikthyer te fitorja e djeshme, për bardhekaltrit ka shkëlqyer Thomas Strakosha. “Eurosport” e ka vlerësuar me notën 6.5 gardianin shqiptar nën motivimin: “Vërtet ndeshja u mbyll 2-0 për Lacion, por pa ndërhyrjet e portierit rezultati mund të kishte qenë ndryshe e porta të mos mbetej e paprekur.

I zoti e me fat ndaj Sorianos e me refleks ndaj Orsolinit, gardiani lacial mban ekipin në lojë në momentin më të vështirë”.

Për “Tuttomercatoweb” Strakosha ka merituar vlerësimin me notën 7: “Nëse Bolonja nuk arrin të futet në ndeshje, meritat i takojnë kryesisht Strakoshës. Ndërhyrje fantastike e reflekse të jashtëzakonshme në shërbim të avantazhit të dyfishtë të ekipit të tij”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments