HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREReagojnë pronarët e fushës ku stërvitet Vllaznia: Ja gjendja e saj 5...

Reagojnë pronarët e fushës ku stërvitet Vllaznia: Ja gjendja e saj 5 muaj më parë, fusha është keqpërdorur

Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz “e ka kapur” me fushën e stërvitjes dhe pas humbjes së djeshme me Skënderbeun ka thënë ndër të tjera në prononcimin e tij për mediat se skuadra e tij prej 4 muajsh nuk stërvitet në bar por në një fushë me mjaft probleme e cila dashje pa dashje ka ndikuar në përgatitjet e skuadrës.

Për ta vërtetuar këtë gjë, vetë trajneri gjatë ditës së sotme ka publikuar me video fushën e stërvitjes ku dallohej qartë mungesa e barit por gjendja e keqe e kësaj fushe ku kuqeblutë përgatisin ndeshjet zyrtare të kampionatit.

Një veprim i tillë në fakt nuk është pritur mirë nga pronarët e fushës (ajo është marrë me qera nga ana e Klubit Vllaznia) të cilët kanë dërguar një mesazh në redaksinë e gazetës “Shkodra Sport” ku shkruajnë se stërvitjen ekipi nuk e ka ndërprerë për asnjë moment prej pesë muajsh në këtë fushë, duke edhe e keqpërdorur.

Nga ana tjetër, ata kanë dërguar edhe një foto dhe video të kësaj fushe dhe gjendjen e saj pikërisht më 15 shtator, para se Vllaznia të niste stërvitjen aty.

Pronarët e fushës po ashtu bëjnë të ditur se reshjet e shumta të shiut, normalisht që dëmtojnë jo vetëm atë por të gjitha fushat që janë me bar natyral dhe për më tepër, kur në to zhvillohen çdo ditë stërvitje.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments