Turqia po kalon një periudhë kaotike dhe shumë turq po largohen nga shteti i tyre për shkak të trazirave të fundit, duke emigruar drejt Greqisë dhe shumë vendeve të tjera. Ditën e djeshme, Vedat Muriqi shënoi për Fenerbahcen dhe në shenjë respekti për popullin turq, bëri një festim ushtarak, që e kanë bërë dhe lojtarët e kombëtares së Turqisë.

Ky festim i Muriqit, nuk është pritur aspak mirë nga Martin Berisha, i cili postoi në Twitterin e tij: “Edhe njëherë u shpjegua se pse Kosova nuk mund te jete Kombëtare. Tek Kosova luajnë Shqiptarë, Turq e shumë shpejt edhe Serbë. Asgjë kundër, vetëm se identiteti kombëtar është diçka tjetër”.

 

 

I menjëhershëm ishte reagimi i Muriqit, i cili nuk u përmbajt aspak në përgjigjen e tij ndaj Berishës: “Kjo ishte shenjë respekti për shtetin ku jetoj dhe që kam fituar gjithçka që kam sot, kultura dhe karakteri i një shqiptarit është të respektojë ditën e zisë atij vendit që jeton. Ta dish ti se çfarë respekti kanë turqit për ne shqiptarët, e kishe fshirë postimin”./abcnews/