Orges Shehi ka folur pas barazimit 0-0 kundër Vllaznisë. Trajneri i ri i Kukësit deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“Patjetër që jemi të mërzitur për rezultatin sepse nuk morëm atë që donim. E dinim vështirësinë. Kishim shumë dëshirë ta fitonim. Ishim pak të zhbilancuar nga dëshira e madhe. Na u dha rasti në fund. Ky është futbolli, s’kemi çfarë të bëjmë.
Këto episode i japin tjetër dinamikë ndeshjes. Një gol mund të ndryshojë gjithë rrjedhën e takimit. Ishin raste që nuk u shfrytëzuan dhe s’kemi çfarë të bëjmë.
Mungesat? S’e theksova që mungonin shumë lojtarë sepse s’dua të bëj qaramanin. Mungonin Musolli, Rroca dhe u detyruam të fusnim Abazajn me një këmbë. Bëmë disa arnime. Na solli disa vështirësi në mesin e fushës. Po të mungoi zemra, është shumë e vështirë.
Jorgji? Nuk është hera e parë që Jorgji gjykon pas 2016-tës. Nuk më shkoi në mendje ajo ndeshje kur kam qenë me Skënderbeu. Diferencat? 6 pikë, por nuk dorëzohemi sidomos me rikthimin e lojtarëve që na vijnë. Mund të jenë shumë, por edhe pak duke pasur parasysh që janë edhe shumë javë. Kam më shumë problem dëmtimin e Shkurtajt sepse kam frikë se do mungojë për shumë javë.
Kur maron kampionati, për gjithësecilin bëhen vlerësime. Nëse do jem i denjë për të vazhduar, do ta caktojë presidenti. Unë do të jap 200 përqindëshin tim. Ekipi është shumë i ngarkuar psikologjikisht dhe kjo u vu re sot”, përfundoi ai./newsport/