HomeKRYESOREFrancesco Dibra, një shkodran nga Italia për kombëtaret shqiptare të moshave

Francesco Dibra, një shkodran nga Italia për kombëtaret shqiptare të moshave

Gjatë muajit mars do të zhvillohet një tjetër grumbullim i futbollistëve të moshave të cilët janë seleksionuar në fundin e vitit të kaluar në vende të ndryshme të Europës.

Stafi i ekipeve kombëtare tashmë ka hartuar edhe listat e lojtarëve që do të jenë të pranishëm në këtë zbor të rradhës që do të zhvillohet në Shqipëri në datat 14-20 mars.

Njërin nga emrat e ftuar do të vijë nga Italia dhe bëhet fjalë për një futbollist 14 vjeçar me origjinë nga Shkodra. Këtë gjë e ka zbuluar vetë Akademia pjesë e të cilit ai është, pikërisht “Alma Juventus Fano”. Në faqen zyrtare të tij, ky klub i bën jehonë ftesës së futbollistit të tij të datëlindjes 2004.

Ai është një nga lojtarët e spikatur të kësaj moshe dhe padyshim që vetë klubi i ka uruar suksese atij në këtë stërvitje njëjavore që do të zhvillojë në Shqipëri.

Francesco Dibra kujtojmë që është djali i Ylber Dibrës, i cili është i njohur për karrierën e tij sportive në Shqipëri, ndërkohë që prej vitesh jeton në Itali ku ka ushtruar edhe detyrën e përgatitësit atletik në ekipe të ndryshme sportive dhe po ashtu edhe në atë të fizioterapisë sportive.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments