HomeKRYESOREIgli Tare përgatit 25 milionë euro për Marash Kumbullën

Igli Tare përgatit 25 milionë euro për Marash Kumbullën

Igli Tare nuk po punon vetëm për rinovimet por edhe për merkaton. Përveç zgjatjeve të marrëveshjeve me Lulic, Luis Alberton, Luiz Felipen dhe Parolon, drejtori sportiv i bardhekaltërve ka vendosur në radarët e merkatos Marash Kumbullën.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare vlerësohet rreth 25 milionë euro nga Verona, një shifër e përballueshme për një klub si Lazio që duhet të mposhtë edhe konkurencën e Interit e Napolit për kuqeziun.

Ende nuk eshte shume e qarte se cila do te jete zgjedhja e mbrojtesit me origjine nga Shkodra dhe ndoshta mund te vendose edhe oferta financiare per kete levizje.

Por per Kumbullen e rendesishme ne keto momente eshte te shkoje tek nje skuader qe i ofron garanci per aktivizimin dhe Lacio mund te jete nje rast i mire.

Gjithsesi, e rendesishme do te jete periudha ne vazhdim. Fillimisht duhet te rifilloje kampionati e te shkoje deri ne fund e pastaj, do te mendohet per merkaton.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments