Igli Tare nuk po punon vetëm për rinovimet por edhe për merkaton. Përveç zgjatjeve të marrëveshjeve me Lulic, Luis Alberton, Luiz Felipen dhe Parolon, drejtori sportiv i bardhekaltërve ka vendosur në radarët e merkatos Marash Kumbullën.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare vlerësohet rreth 25 milionë euro nga Verona, një shifër e përballueshme për një klub si Lazio që duhet të mposhtë edhe konkurencën e Interit e Napolit për kuqeziun.

Ende nuk eshte shume e qarte se cila do te jete zgjedhja e mbrojtesit me origjine nga Shkodra dhe ndoshta mund te vendose edhe oferta financiare per kete levizje.

Por per Kumbullen e rendesishme ne keto momente eshte te shkoje tek nje skuader qe i ofron garanci per aktivizimin dhe Lacio mund te jete nje rast i mire.

Gjithsesi, e rendesishme do te jete periudha ne vazhdim. Fillimisht duhet te rifilloje kampionati e te shkoje deri ne fund e pastaj, do te mendohet per merkaton.