Saturday, February 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBashkia e Shkodrës reagon për shkrimin për Vllazninë: Kemi respektuar e do...

Bashkia e Shkodrës reagon për shkrimin për Vllazninë: Kemi respektuar e do respektojmë detyrimet

Bashkia e Shkodres ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur me një lajm nga një gazetë sportive. Media e shkruar, me një tiltull të madh, mbështeste idenë se “S’ ka rroga, lojtarët ultimatum bashkisë”.

Kjo, në lidhje me Vllazninë e futbollit dhe rrogat e prapambetura, të cilat për hir të realietetit, janë miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të premten dhe që pritet të kalojnë në llogaritë bankate të futbollistve. Bashkia e Shkodrës shpreh vendosmërinë e saj për të respektuar detyrimet.

“Bashkia Shkodër ka respektuar dhe respekton të gjitha detyrimet. Vllaznia është skuadra e qytetit dhe mbështetet nga qyteti i Shkodrës, me financa dhe tifozerinë.

Çdokush që vazhdon të përpiqet në dëm të “Vllaznisë”, do të përballet me qytetarët dhe institucionin e Bashkisë së Shkodrës. Vllaznia përgatitet për ndeshjen e radhës.

Skuadra duhet të bëjë detyrën e saj për të synuar rezultatet. Ky është tashmë një detyrim dhe përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që i mbështesin prej vitesh!”, thuhet në postimin e Bashkisë Shkodër në faqen e saj zyrtare në Facebook. /Burime: ShkodraWeb Media/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments