HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me mbrojtjen më të mirë. Është skuadra që ka pësuar më...

Vllaznia me mbrojtjen më të mirë. Është skuadra që ka pësuar më pak gola në Superligë

Me 38 pikë të grumbulluara në 27 javë kampionat, Vllaznia ndan vendin e gjashtë të renditjes, me pikë të barabarta me Partizanin kampion në fuqi të vendit.

Por ndërkohë, shkodranët në një aspekt tjetër, ndodhen në vendin e parë të renditjes. Bëhet fjalë për numrin e golave të pësuar. Ata e kanë nxjerrë topin nga rrjeta e portës së tyre vetëm 22 herë deri më tani, më pak se çdo ekip tjetër.

Në vendin e dytë në këtë renditje është Kukësit që në këto javë ka pësuar një më shumë sesa kuqeblutë, pra 23. Pas tij vjen Teuta me 24 e Laçi me 25 gola.

Në këtë mënyrë, Vllaznia po tregon edhe njëherë tjetër se në këtë sezon është e vështirë për t’i shënuar. Në momente të caktuara, mbrojtja e saj edhe e ka pësuar keq, por në fakt ka treguar një stabilitet shumë të madh.

Pikërisht prej kësaj, skuadra ka marrë shumë pikë dhe sidomos në ndeshjet në transfertë, duke qenë edhe kyçi i suksesit të saj. Megjithatë ky vend i parë sa i takon numrit të vogël të golave të pësuar, nuk mjafton nëse kjo mënyrë loje nuk vazhdon edhe në ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments