HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkodrani Esin Hakaj largohet nga Partizani. Vllaznia mund të tentojë ta marrë

Shkodrani Esin Hakaj largohet nga Partizani. Vllaznia mund të tentojë ta marrë

Partizani ka prezantuar sot trajnerin Ilir Daja. Menjëherë pas prezantimit edhe Bruno Telushi ka njoftuar largimin nga Partizani pasi nuk shihej nga drejtuesit si pjesë e klubit.

Pas “ushtarit”, është Esin Hakaj që I jep lamtumirën “Demave”, me mbrojtësin që ka zyrtarizuar gjithçka në rrjetet sociale.

Shkodrani nuk është aktivizuar shumë sezonin e fundit, ndërsa ka qenë lojtar kyç për Partizanin e Skënder Gegës, atëherë kur u shpallën edhe kampion.

Largimi nga Partizani mbase mund te jete nje mundesi e shkelqyer e Vllaznise per te tentuar marrjen e ketij lojtari, aq me teper kur ajo ka nevoje per nje mbrojtes te majte.

“Sot zyrtarisht nuk jam pjesë e Partizanit. Dua të falenderoj drejtuesit, tifozët dhe shokët për mbështetjen”, shkruan Hakaj mes të tjerash.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments