HomeKRYESOREVllaznia siguron të ardhmen, Martini dhe Cungu bëhen bashkë te kuqeblutë

Vllaznia siguron të ardhmen, Martini dhe Cungu bëhen bashkë te kuqeblutë

Shkodra vazhdon të prodhojë talente. Rradha tanimë është për dy djemtë e rinj, Diego Martini dhe William Cungu.

Nëse mbiemrat nuk ju sjellin gjë në mendje, fjala është për djemtë e trajnerëve Armando Cungu dhe Edi Martini, që kanë bërë mirë sezonin e fundit me Laçin dhe Vllazninë.

Dy talentet kuqeblu, Diego dhe William janë pjesë e ekipit U-17 të Vllaznisë, që drejtohet nga Brikeno Bizi.

William është 16 vjeç ndërsa Diego 15, me dy lojtarët që në Shkodër shpresojnë të kenë marrë genet e baballarëve të tyre, që kanë bërë mirë me fanellën e Vllaznisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments