Lionel Mesi pritet të jetë një lojtar i PSG-së në orët në vazhdim, dhe këtë e ka pranuar dhe babai i tij që njëkohësisht është dhe agjenti i yllit argjentinas.

I pyetur nga mediat e pranishme në aeroportin e Barcelonës, babai i Mesit, Horge Mesi ka deklaruar se do të firmosë sot me PSG-në dhe pyetjes nëse është Mesi i mërzitur që u largua kështu, ai tha se mjafton ta shohësh:

“Po, sot Mesi do të firmosë me PSG-në.

Zbulojeni tek Barcelona se e kujt është përgjegjësia, shiheni sesi është.”, përfundoi Horge Mesi.