HomeFUTBOLLRoland Luçi 'kundër' Manajt: Nuk mund të jepet më shumë se 100...

Roland Luçi ‘kundër’ Manajt: Nuk mund të jepet më shumë se 100 për qind

Na rastis shpesh te degjojme dhe te lexojme deklarata sportistesh te cilet para nje ndeshje te rendesishme deklarojne me optimizem se do te japin me shume se 100 perqindshin e tyre ne fushen e lojes.

Keshtu ka deklaruar edhe sot futbollisti i kombetares shqiptare Rei Manaj ne prononcimin e dhene per mediat para ndeshjeve qe ekipi yne perfaqesues do te luaje ndaj Kazakistanit dhe Lituanise.

“Të japim më shumë se 100% dhe t’i fitojmë dy kualifikueset e tetorit”- do te deklaronte lojtari i repartit sulmues te perfaqesueses kuqezi.

Por kjo gje nuk i ka pelqyer ish- futbollistit te Vllaznise dhe kombetares shqiptare Roland Luçi i cili ka reaguar ne nje shkrim te bere ne lidhje me deklaraten e ketij lojtari dhe shkruan:

“Nuk mund te jepet me shume se 100 per qind, thuaj atij djalit.100 % eshte maksimumi teorik i forcave qe disponon njeriu, nuk ka as 101 e 102 apo 120 %”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments