Pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” është zhvilluar një ndeshje miqësore në mes ekipeve “Vllaznia B” dhe “Vllaznia U19”. Ajo është zhvilluar edhe për të nderuar figurën e Artan Bushatit, ish-trajnerit të skuadrës shkodrane dhe të kombëtares U-21 të Shqipërisë, i cili pikërisht sot ka mbushur 4 vite prej ndarjes nga jeta.
Një inisiativë kjo për t’u vlerësuar e Klubit të Futbollit Vllaznia që vazhdon të nderojë e respektojë figurat që e kanë nderuar atë në vite. Sa i takon ndeshjes, Vllaznia B ka luajtur më mirë dhe ka fituar me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë me autorë Kaçorrin dhe Hoxhën.
Vllaznia B- Vllaznia U19 2-0
Vllaznia B: Vjerdha, Ramazani, Balaj, Kola, Dema,Djepaxhia, Erkoçeviq, Bega, Hajdari, Hallunaj, Dibra. Tr: E. Kraja. U aktivizuan edhe E.Hasani, Pelingu, Hoxhaj, Doda, Dyca, Ujka, A.Hasani, Premçi, Hoxha, Kaçorri, Legata, Troshani.
Vllaznia U19: Qarri, Rahova, Sekja, Leku, Smajli, Fikaj, Qardaku, Repaj, U.Hoxha, Lekaj, Palushani. Tr: L. Zmijani. U aktivizuan edhe Kertulaj, Arrasa, I.Hoxha, Gjelaj,Dani, Boriçi, Stafa, Dini, Mehja, Kulla, Gruda, Matija dhe Troja.
Shënues: Kaçorri 62′, Hoxha 77′
Arbitër: Arlind Pirani, Luis Jubani, Jetmir Podgorica
© shkodrasport.com