Lëvizjet e bëra nga drejtuesit e Vllaznisë në merkaton e kësaj vere, më në fund marrin vlerësimet e para pozitive. Ka qenë ish-futbollisti dhe ish-trajneri i kësaj skuadre Edi Martini ai që ka vlerësuar maksimalisht lojtarët e ardhur gjatë kohës së fundit tek kuqeblutë dhe sipas tij, Vllaznia ka ndërtuar një superskuadër.
Një gjë të tillë ai e ka shprehur përmes një postimi në profilin e tij në facebook kur shkruan: “Vllaznia këtë vit ka ba superekip për mendimin tim. Shpresoj që të jetë viti i kthesës sepse ka marrë superlojtarë. Kupat e Europës”. Në fakt logjika e deritanishme e merkatos së kuqebluve ka qenë e studiuar mirë dhe është ndertuar një ekip me vlera. Megjithatë ende nuk mund të thuhet me siguri se Vllaznia do të arrijë të dalë në Kupat e Europës apo jo.
© shkodrasport.com