HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllazninë nuk e bindi, braziliani Cassius firmos në Moldavi

Vllazninë nuk e bindi, braziliani Cassius firmos në Moldavi

Cassius Vinicius Coelho, ose thjesht Cassius, ishte një nga lojtarët e zyrtarizuar këtë verë te Vllaznia.

Qendërmbrojtësi firmosi, por më pas drejtuesit e klubit shkodran nuk u bindën nga cilësitë e 25-vjeçarit dhe për disa kohë negociuan për ndërprerjen e kontratës.

Cassius ka firmosur me FC Sfintul Gheorghe, skuadër që garon në elitën e futbollit moldav dhe aktualisht renditet në vendin e tretë në kampionat. Braziliani për herë të parë në Europë zbarkoi në Moldavi në vitin 2018 dhe iu bashkua skuadrës së Zimbru.

Në moshë të re, Cassius ka qenë pjesë e skuadrave të Serie A në Brazil, si Portuguesa dhe Santos, por pa mundur të debutojë. URT, Gremio Anapolis dhe Anopolina janë ekipet e tjera me të cilat është aktivizuar mbrojtësi brazilian.

Sezonin e shkuar ai ka provuar edhe një eksperiencë në ligën e tretë portugeze, me skuadrën e Amora. Te Vllaznia nuk bindi dhe tashmë është zyrtarizuar sërish në Moldavi. /abcnews/

https://www.facebook.com/FCSGS/posts/3455753924473101

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments