Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZbulohet prapaskena e merkatos nga Anglia, Guardiola preferonte sulmuesin e Inter

Zbulohet prapaskena e merkatos nga Anglia, Guardiola preferonte sulmuesin e Inter

Të shumta janë prapaskenat e merkatos, të cikat më vonë bëhen të ditura dhe shkaktojnë shumë zhurmë. Kështu, është edhe rasti i Pep Guardiolës që ka kërkuar me patjetër të transferontë Romelu Lukakun. Sulmuesi, tregoi me Interin se është një goleador i lindur, ndaj tekniku i Mançester Sitit mendoi ta kthente në qytet, por këtë herë me ngjyrat e “qytetarëve” dhe jo të Mançester Junajtid.

Sipas medias britanike, Siti ishte gati të ofronte 70 miliinq sterlina, megjithatë këto para nuk do të ishin të mjaftueshme për Interin që e vlerëson të paktën 20 milionë stërlina më shumë belgun.

Gjithsesi, bisedat nuk arritën asnjëherë në nivelin për të gjetur marrëveshje financiare, pasi trajneri Antonio Konte nuk e mendon skuadrën pa sulmuesin që udhëheq të gjithë ekipin e tij. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments