Ardit Krymi ishte një nga futbollistët më të dalluar të Vllaznisë, në përballjen e sotme ndaj Tiranës. Në një prononcim pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, mesfushori shkodran, foli për këtë duel, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Kur mbaroi pjesa e parë, nuk dinim asgjë çfarë kishte ndodhur. Këto gjëra ndodhin në futboll, dhe duhet të mësojmë. Por tek ekipi nuk ka ndikuar aspak situata me Da Silvën

Sot duhet të fitonim. Na duheshin pikët. Donim të nderonim figurën e Rragamit, legjendë e Vllaznisë. Falenderoj tifozët, ishin fantastikë, na kanë mbështetur dhe pa ta nuk shkojmë dot lartë.

Duhet të dalim shumë shpejt te goli. Sot patëm rastet por shpërdoruam shumë. Nëse japim maksimumin kemi për t’ia dalë. Dolëm 3 herë përballe portierit, nuk duhet të falim të tilla rastet.

Në qoftë se do të pretendosh për titullin, duhet të fitojmë edhe ndeshjet jashtë. Por kanë ndikuar edhe episodet, kemi lojtarë cilësor si Latifi dhe Da Silva. Avash avash duhet të shkojmë aty ku duhet. Kampionati është i gjatë, na duhen pikët”, u shpreh Krymi.