Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREErvin Bulku: Alban Xhaferi të mos mendojë si në basketboll që bëhen...

Ervin Bulku: Alban Xhaferi të mos mendojë si në basketboll që bëhen koshat me dorë

Zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”. Ish-mesfushori foli fillimisht për paraqitjen e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, duke u shprehur:

KAMPIONATI – Vllaznia meriton komplimente. Uroj të vazhdojnë kështu sepse është një emër i madh i futbollit shqiptar.

Tirana e ka të vështirë ta mbrojë titullin. Janë larguar 70 % e formacionit. Lojtarët e rinj duan kohë. Trajneri Dede do ta ketë të vështirë, te Tirana humbjet nuk përtypen lehtë.

Duhet t’i japim kohë trajnerit. Një skuadër kur shpallet kampion duhet të përforcojë pikat që nuk kanë ecur mirë. Duhet të mbajë boshtin. Janë edhe politikat e klubit. Xhaferi mos mendojë si në basketboll që bëhen koshat me dorë.

Shoh diferenca të vogla mes skuadra. Shoh filozofi dhe menaxhime të ndryshme. Te Kukësi dhe Tirana janë larguar shumë lojtarë”, u shpreh Bulku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments