Vllaznia në tri javët e zhvilluara deri më tani në Superiore ka grumbulluar 9 pikë, pra 3 fitore në po kaq takime të zhvilluara dhe është i vetmi ekip që ka pikët e plota në elitën tonë.
Por, duket se ka një sekret në ecurinë e kuqebluve deri më tani në kampionat.Me përjashtim të ndeshjes së parë, në dy sfidat e tjera, që kanë qenë decicizve, sponori Alban Xhaferi ka motivuar skuadrën me premio.
Kështu ndodhi dy javë më parë në transfertën delikate të Korçës, ku shkodranët fituan dhe morën 4 milionë lekë të vjetra premio. Por edhe për ndeshjen me Tiranën, ku fitorja u shpërblye me 7 milionë lekë të vjetra.
Ndërkohë që Xhaferi ka gati një tjetër premio ekstra për ndeshjen në transfertë me Teutën në Durrës, një sfidë delikate, por edhe vendimtare në lidhje me synimet e kuqbeluve, për më tepër që edhe durrsakët kanë synime madhore këtë sezon./Vipsport/







