Boksieri i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare Arjon Kajoshi, ka marrë kupën e boksierit më të mirë të kupës “Pavarësia” zhvilluar sot në Prishtinë. Ky turne i nënti më radhë, është organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK), turne që kënaqi një numër të vogël shikuesish.Ndonëse ishin paraparë të zhvillohen nëntë duele, megjithatë, shikuesit e këtij sporti panë vetëm gjashtë ndeshje, pasi dy boksierë nga Mali i Zi nuk kishin udhëtuar për në kryeqytetin e Kosovës. Ky turne nisi me duelin mes Liridon Tahirit (Kosovë) dhe Vuksan Gurit (Shqipëri). Ky takim dha boks të kënaqshëm, edhe pse ky duel u mbyll pa fitues. Interesant ishte edhe duel mes Krenar Zenelit (Shqipëri) dhe Besfort Merlakut (Kosovë), duel të cilin e fitojë boksieri i Kosovës.Dueli më joshëse ishte ai në kategorinë 75 kg, mes Armend Neziraj (Kosovë) dhe Arjon Kajoshi (Shqipëri). Boksieri nga Shqipëria u tregua më i mirë në ring, përvoja ishte në anën e tij, dhe në fund boksieri kuqezi iu gëzua fitores.Juria në përberjë: Fatmir Makolli (Kosovë), Zef Gjoni (Shqipëri), Blerim Sahiti (Maqedoni), Gani Kosumi (Radio Kosova) dhe Fatmir Bytyçi (KosovaPress), zgjodhën më të mirët e këtij turneu. Epiteti i boksierit më të mirë i takoi Arjon Kajoshi (Shqipëri), tekniku më i mirë u shpall Besart Kurhasku, çifti më luftarak Jasin Lama (Maqedoni)-Edmond Zefi (Kosovë), kurse, çmimin për fair-play e mori Besfort Merlaku.Fituesi i turneut të nëntë ndërkombëtar ‘Pavarësia’, Arjon Kajoshi i tha KosovaPress-it se është i kënaqur që fitojë Kupën e këtij turneu. Ai thotë se ka ardhur i përgatitur mirë për këtë turne. “Kam ardhur i përgatitur në këtë turne, pasi që jemi në përgatitje të vazhdueshme për turneun Evropian që e kemi në Rumani dhe kemi pasur fazë përgatitore të mirë dhe besoja se do të arrija fitoren. Meçi ishte shumë i vështirë dhe kundërshtari ishte i denjë për këtë ndeshje”, tha Kajoshi.