HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO/ Skënder Gega ndjek Kukësin dhe shijon spektakëlin ndaj Vllaznisë

FOTO/ Skënder Gega ndjek Kukësin dhe shijon spektakëlin ndaj Vllaznisë

Skënder Gega është në gjëndje shumë më të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt pritet të rikthehet në Shqipëri për të vazhduar punën e tij në stolin e Kukësit.

Trajneri i verilindorëve i cili po kurohet në Stamboll nga COVID-19, nuk mund ta humbiste fitoren spektakolare të skuadrës me shifrat 4-2 ndaj Vllaznisë.

Në dhomën e spitalit ku ndodhet i shtruar prej pak ditësh, Gega ndjek nga telefoni sfidën që skuadra e tij luan në Shkodër.

Trajneri që riktheu titullin tek të kuqtë, synon që ta rikthejë edhe tek verilindorët këtë sezon, pasi kualitetet nuk mungojnë tek verilindorët. Ja foto e trajnerit kuksian nga spitali pasditen e sotme./visport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments