Lajmi i largimit të Ismael Dungës shqetësoi jo pak tifozët shkodranët. Gjithçka kishte të bënte me faktin se lojtarit nga Kenya i përfundonte leja e qëndrimit në Shqipëri.
Menjëherë ka reaguar drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati, i cili pohon se diçka e tillë është e vërtetë, por sulmuesi do rikthehet përsëri.
“Dunges i ka skaduar pashaporta. Menduam çdo formë, por nuk mund ta shmangnim paraqitjen për të dhënë të dhënat biometrike, që duhet të paraqitet personalisht.Kemi bërë përpjekjet maksimale.
Vizen e ka gati në Egjipt dhe për një periudhë afro 2-javore do rikthehet përsëri. Sot është nisur nga Shkodra, biles ka mbërritur në Itali” – tha ai.







